Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar pas dështimit të sotëm të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani është shprehur se rezultati i sotëm është lajmi i keq për Kosovën, dhe i mirë për kundërshtarët e shtetit.
Sipas saj, kjo është një dështim i politikës së jashtme të udhëhequr nga presidenti Thaçi.
Ky është postimi i plotë i Osmanit në Facebook:
Dështimi i sotëm për anëtarësim në Interpol është lajm tepër i keq për shtetin e Kosovës, e lajm i mirë për kundërshtarët e shtetit, në krye me presidentin e vendit.
Ky është dështim i politikës së jashtme të udhëhequr nga Thaçi, politikë kjo malinje, e çakorduar dhe skajshmërisht e politizuar, që nuk sjellë rezultat tjetër pos si ky i sotit. Thaçi e Pacolli, me aventurën e tyre të rrezikshme për ndryshim kufijsh që ka për qëllim copëtimin e Kosovës, i kanë bërë shërbimin më të mirë Serbisë e Rusisë, të cilat deklarojnë se pavarësia e Kosovës nuk është çështje e përmbyllur. Pra, emërues i përbashkët i dy dështimeve të fundit për anëtarsim në UNESCO dhe INTERPOL, është Presidenti Thaçi. Sepse, si mund të presim njohje e votë nga shtetet e tjera, kur Presidenti i vendit tonë ia konteston shtetit të vet kufijtë?
Pas agresionit të vazhdueshëm të Serbisë, jo vetëm tarifë 10%, por duhet të konsiderohet vendosja e embargos totale ndaj një shteti që po sulmon fundamentin e shtetësisë së Kosovës.
Le të jetë ky moment i këndelljes për të gjithë akterët politikë në vend. Kosova nuk duhet të dorëzohet para këtyre sfidave. Por, për të pasur sukses, vendi duhet të udhëhiqet nga njerëz të përgjegjshëm që me çdo kusht mbrojnë shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...