Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Osmani ka thënë se nëse Kryeministri nuk vepron për ruajtjen e raporteve me SHBA-në, dikush në këtë shtet duhet të veprojë.
Osmani, në RTV Dukagjini ka thënë se qytetarët e Kosovës po vendosen në një situatë ku duhet të zgjedhin janë me Amerikën apo me taksën
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë njerëzit që janë në krye të institucioneve të Kosovës asnjëherë nuk duhet të vendosin interesat e tyre personale para raporteve me SHBA-në.
“Faktikisht ne kemi hyrë në sanksionet amerikane, sepse tashmë janë marrë veprimet e para nga ta. Anulimi i vizitave, mosdhënia e 12 milionëve për ushtrinë edhe gjëra të tjerë që janë paralajmëruar”.
Osmani ka thënë se nëse Kryeministri nuk ndërhynë për të zgjidhur çështjen e taksës në raport me interesat e Kosovës, dikush në këtë shtet duhet të veprojë.
“LDK dhe Vetëvendosje si parti opozitare nuk e kanë fuqinë për të ndërhyrë, sa e kanë njerëzit që janë në institucione, në këtë rast Presidenti i Kosovës dhe Kryeministri. Nëse Kryeministri nuk vepron, atëherë dikush duhet të veprojë në këtë shtet, por nuk duhet të vihet në luhatje interesi madhor i Kosovës”, tha ndër të tjera Naser Osmani.
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...