Google ADS

Osmani në fshatrat e Mitrovicës: Mobilizohuni për ndryshimin e 6 tetorit

22:20 | 8 Shtator 2019
Arditë Shkodra

Këtë fundjavë, kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Vjosa Osmani e përmbylli me takime në Shalë të Bajgorës, Kqiq të Madh dhe në vendlindjen e babait të saj, në Zhabar.

Osmani kërkoi që entuziazmi i këtyre takimeve, të kthehet në mobilizim masiv qytetar për ndryshimin e madh të cilin mund ta sjell vetëm LDK-ja me Kryeministre, Vjosa Osmanin.

“Jam shumë e lumtur që Mitrovicasit janë shumë të vetëdijshëm për adresën në të cilën do ta dërgojnë besimin e tyre, më 6 tetor, e ajo është Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka thënë Osmani gjatë këtyre takimeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme