Shefi i Zyrës Kombëtare të Auditimit, Besnik Osmani, thotë se Ligji i ri ka definuar qartë konfliktin e interesit dhe se do të eliminojë shumëpunësimet.
“Tërheq vërejtjen se Ligji i ri ka definu më mirë konfliktin e interesit dhe nuk shprehet vetëm tek vendimmarrja por tek të gjitha çështjet paraprake, dhe do të ndihmojë në rishikimin e praktikave dhe do të ishte rast i mirë që të eliminohen shumë punësimet pasi ligji i ri është shumë më agresiv për këtë,” është shprehur Osmani, raporton arbresh.info.
Ai thotë se ZKA-ja ka legjislacion agresiv për shkak se funksionojnë me standarde ndërkombëtare të auditimit.
“Proceset administrativ me proceset audituese janë të ndara për të mos patur mundësi të konfliktit të interesit. Stafi auditues nuk mund të përfshihen në auditim ku mund të kenë konflikt të interesit, në rast të mos lajmërimit ata bartin kosekuenca ligjore,” deklaron Osmani.
Sipas tij, asnjë auditor nuk bën një punë të dytë, dhe nuk është i përfshirë në ndonjë parti politike.
“Kanë një kod të etikës dhe rekomandoj ta ketë çdo institucion dhe të përfshijë edhe mundësitë e shfaqjes së konfliktit të interesit,” thotë Osmani derisa sqaron bashkëpunimin që ka me Agjencinë Kundër-Korrupsion.
Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” po mbanë tryezën e diskutimit me temën “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin legjislativ”. Aty po marrin pjesë edhe deputetë nga parti të ndryshme politike. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...