Deputetja më e votuar femër në Kosovë, Vjosa Osmani ka reaguar pas akuzave të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, se ajo dhe Anton Quni ishin personat që rrëzuan qeverinë e Isa Mustafës.
Në një prononcim për “Indeksonline”, Osmani ka deklaruar se kryetari i Kuvendit është shndërruar në një figure komike te skenës politike ne Kosove.
“Asnjë njeri racional nuk i merr seriozisht këto deklarata të tij”, është shprehur ajo.
Tutje, Osmani e quajti parti të tradhtisë dhe mashtrimit. Madje, ajo theksoi se një gjë të tillë po e bën edhe me kryeministri, Ramush Haradinaj.
“Për që PDK është parti që e ka në ADN-në e saj tradhtinë e mashtrimin, këtë ja ka dëshmuar secilës parti me të cilën ka qeverisur deri me tani, dhe këtë po ja dëshmon edhe kryeministrit te tanishëm”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se sa më shume që po shahet LDK-ja, e po tentohet të përçahet, aq më te forte e më të bashkuar po bëhen.
Ndryshe, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në një intervistë hodhi akuza të drejtpërdrejta për Osmanin, Qunin dhe disa deputetë të tjerë rreth mosvotimit të demarkacionit i cili pasoi me rrëzimin e Mustafës nga ekzekutivi.
“Vjosa Osmani, Anton Qunin dhe 10 deputetë të tjerë e rrëzuan. E kanë lënë në lloç Isa Mustafën. PDK nuk prenë në besë, këto le t’i mbajnë në vete. Dihet se kush e mban fjalën. E kemi një histori prapa vetes”, është shprehur ai.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...