Përplasja e dy anëtarëve të LDK-së, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani ka vazhduar me “numërimin e dështimeve”.
Pas deklaratave të njohura të nënkryetarit të kësaj partie se Osmani ka dështuar me kandidimin për deputete në listën e ish-kryetarit të LDK-së Fatmir Sejdiu dhe më pas kishte favore në lista për t’u bërë deputete, Osmani është përgjigjur në Interaktiv të KTV-së.
“E para presidenti Sejdiu i ka pas dy lista. Më 2007 kam pas fokus tjetër sepse po punoja në zyrën e presidentit. Isha e propozuar për KQZ, pastaj ishte dashtë formalisht të plotësohej numri në listë. Ishte një proces ku në fakt s’kam garuar. E kam rezultatin e vërtetë të 2007-shit dhe atë që është publikuar. Janë në dijeni të gjithë. Kam pas detyrë më të rëndësishme sepse ishte procesi i pavarësisë dhe kam tentuar të vazhdoj atë. Më 2010 isha po ashtu në listë të presidentit Sejdiu. Ajo u mor e gatshme nga Isa Mustafa që u zgjodh kryetar. Dhe me tri katër ndryshime të vogla është dërguar në KQZ. I kam marrë 10 mijë vota”, ka thënë Osmani.
Ajo më tej ka thënë se në Gjilan, komunë ku tash kryetar është pikërisht Lutfi Haziri, ka pas raste kur procesverbalet ishin shkatërruar në faqen ku ishte numri i saj.
“ Në vitin 2014 i kam marrë 40 mijë vota, e më 2017 i kisha 65 mijë vota. S’po flas për shumë procesverbale kryesisht nga Gjilani ku faqja e dytë ishte shkatërruar sepse ishin numrat 81 e te poshtë. Procesverbalet janë publikuar nga ana e KQZ-së. S’kam ndier asnjë nevojë për të gjitha ato prova që i kam akoma të ankohem në KQZ sepse prapëseprapë pata dal më e votuara dhe s’e kam pas të arsyeshme. S’janë dyshime, por dokumente të publikuara nga KQZ-ja. Mungon faqja e dytë e procesverbalit jo vetëm nga Gjilani, por të mos hymë andej”, ka shtuar ajo.
Osmani më pas ka thumbuar Hazirin duke thënë se “ata që duhet të brengosen për veten janë ata që kanë hipur lartë jo për ndonjë meritë të veten, e më pas kanë rënë vazhdimisht dhe e kanë humbur besimin e popullit”.
Duke folur për votat, ajo ka thënë se Haziri vetë ka pas hapësirën e tij në listë, por mezi ka marrë 12-13 mijë vota dhe më pas kishte refuzuar të kandidonte për kryeministër në emër të LDK-së.
“Është e vërtetë që jam propozuar nga Mustafa në numrin 3. I pata marrë 40 mijë vota. Pse nuk i mori numri 2 apo 4. Në vitin 2017, jam fut numër 81 në listë dhe i kam marrë 65 mijë vota. Prapë po ankohen. Kur isha numër 3 thoshin se ishe në krah të Mustafës, tani 81 sepse s’ke qenë në krah të tij. Kurrë s’po ju bie tamam. Këtë logjikë e refuzoj. Ajo që më pengon është mënyra se si tentohet të shitet kjo dezinformatë sepse mendojnë se qytetarët janë jointeligjentë e mund të mashtrohen. Por qytetarët janë më të mençur se shumë politikanë. S’ka qenë kurrë numri determinues. Sikur të ishte, zoti Haziri, me numrin gjashtë, mezi i pati marrë 12-13 mijë vota kur garoi për herë të fundit për deputet”, ka shtuar Osmani. “Duhet të prezantohet platformë e të mos merren me shifra sepse mund ta pyes pse e refuzoi kandidaturën për kryeministër kur partia ia propozoi më 2017 e shumëçka tjetër, por këto janë tërësisht të parëndësishme në krahasim me krizën e që mund të ndalet nëse LDK-ja ka ekip fitues”.
Sipas Osmanit, procesi zgjedhor që ka nisur brenda LDK-së, duhet të sjellë koncept fitues e jo që “LDK-ja të jetë patericë, e aq më pak t’i shërbejë PDK-së”.
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...