Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani ka thënë se integriteti territorial i Kosovës nuk bën të vihet në interes të subjekteve politike.
Osmani ka thënë se taksa prej 100% ndaj produkteve serbe është e vonuar dhe e njëjta është dashur të vendoset shumë më parë.
Sipas deputetes së LDK-së, taksa e njëjtë nuk është dashur të implementohet edhe ndaj produkteve boshnjake.
“Nuk është dashur të barazohet Bosnja me Serbinë, pasi rastet janë të ndryshme”, tha Osmani në RTV Dukagjini.
Osmani ka thënë se LDK do të udhëheqë dialogun në momentin kur t’i fitojë zgjedhjet.
Ajo ka thënë se ndërkombëtarët kanë frikë se zgjedhjet e shpejta do të vononin procesin e dialogut me Serbisë.
“Mesazhi nga SHBA është që mbajtja e zgjedhjeve të reja mund të vonojë dialogun. Asgjë tjetër nuk kanë kundër mbajtjes së zgjedhjeve. Përgjigja jonë është se dialogu po vonohet dhe po e dëmton Kosovën në këtë format”, tha Osmani.
Deputetja opozitare tha se edhe pas zgjedhjeve të mundshme, dialogu do të vazhdojë sipas përgjegjësive kushtetuese.
“Nëse shkojmë në zgjedhje të shpejta dhe LDK-ja fiton ato zgjedhje, ne do të krijojmë një qeveri stabile dhe shkojmë në dialog sipas përgjegjësive kushtetuese”, tha ajo.
“Roli i Presidentit është me nda medalje, me pritë e përcjellë mysafirë dhe me dalë jashtë vendit e me mbrojt pozicionin e Qeverisë së Kosovës”, tha ndër të tjera Vjosa Osmani.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?