Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti, prit sot në takim Komisionerin e Lartë për Pakica Nacionale, ambasadorin Lamberto Zannier dhe Kryesuesin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Jan Braathu.
Ambasadori Zannier theksoi se Kuvendi mbetet në epiqendër të zhvillimeve politike në Kosovë dhe rrjedhimisht roli i tij mbetet i rëndësishëm. Ai tha se OSBE-ja vazhdon të mbetet partnere dhe mbështetëse e rëndësishme e Kosovës në shumë procese zhvillimore të saj.
Në takim i diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovës, për rolin e OSBE-së dhe mbështetjen e kësaj të fundit për zhvillimin e demokracisë në vendin tonë ndër vite dhe ndërtimin e institucioneve demokratike.
Siç njofton komunikata nga Kuvendi, duke çmuar lart rolin e OSBE-së në këto procese, nënkryetari Haliti theksoi nevojën e prezencës së Kosovës në mbledhjet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe për këtë kërkoi mbështetjen e ambasadorit Zanier.
“OSBE-ja në Kosovë është në shtëpinë e saj dhe si e tillë do të trajtohet”, theksoi nënkryetari Haliti.
Ai po ashtu i njoftoi mysafirët me proceset politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë, hapësirën dhe të drejtat ligjore dhe praktike që gëzojnë komunitetet pakicë, si në Kuvend, ashtu edhe në institucionet e tjera dhe jetën politike e shoqërore në përgjithësi, dialogun me Serbinë dhe nevojën e zbatimit të marrëveshjeve të arritura.
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...