Google ADS

Opozita të enjten matet me Presidentin

09:34 | 29 Tetor 2018
V. S.

LDK-ja dhe LVV-ja kanë ftuar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për këtë të enjte me synimin që të votohet një rezolutë, e cila do t’i ndalonte presidentit Hashim Thaçi diskutimet për kufijtë e vendit me Serbinë. Por nuk dihet nëse kjo iniciativë do të përkrahet edhe nga partitë e koalicionit qeverisës, të cilat e kundërshtojnë po ashtu idenë e presidentit, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) për këtë të enjte (më 1 nëntor) kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit me synimin që të votohet rezoluta, e cila do t’ia ndalonte presidentit të vendit Hashim Thaçit diskutimin për çështjen e kufijve me Serbinë.

Por këtë iniciativë të LDK-së dhe të LVV-së nuk është e sigurt nëse do ta mbështesë edhe partia tjetër opozitare, Partia Socialdemokrate (PSD) e as partitë tjera të koalicionit qeverisës që nuk e mbështesin idenë e Thaçit për kufijtë./Zëri/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme