Google ADS

Opozita nuk është e bashkuar, Kuvendi s’mund ta votojë asnjë rezolutë

21:05 | 7 Nëntor 2018
V. S.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Alternativa, Ilir Deda, ka folur për rezolutën që parasheh ta ndaloj presidentin Hashim Thaçi që të flas në Bruksel për kufijtë e Kosovës e , që nuk ka arritur të marr votat e deputetëve të Kosovës.

Në televizionin T7, Deda ka thënë se është befasuar me faktin se si s’ka kaluar kjo rezolutë në Kuvendin e Kosovës.

“ Jam befasuar që kjo rezolutë s’ka kaluar. Kjo më ka bërë të ndihem keq. Ky fakt ka treguar se edhe opozita nuk është e koordinuar dhe aspak e bashkuar. Kuvendi tash është në gjendje të rëndë. Ky Kuvend nuk po mund ta votoj asnjë rezolutë”, ka thënë Deda.

Ai ka bërë me dijes se ka edhe dyshime në seriozitetin e disa deputetëve të opozitës.

Deda ka thënë se nëse do të ishte votuar rezolutë, Hashim Thaçi nuk do të takohej nesër me Vuqiqcin./T7/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme