Google ADS

Opozita lëshon mbledhjen e kryesisë, kërkojnë datën e zgjedhjeve

11:18 | 2 Korrik 2019
V. S.

Pa filluar mirë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar dhe nuk ka mundur të mbahet.

Krejt kjo pasi dy partitë opozitare në vende LDK e VV kanë qenë kundër mbajtjes së seancave të Kuvendit.

Avdullah Hoti shef i grupit parlamentar të LDK-së  tha se nuk do të marrin pjesë në asnjë seancë deri sa të caktohet data e zgjedhjeve të parak oshmë.

” Ne sot morëm pjesë në mbledhje të kryesisë së kuvendit. Ky koalicion nuk pe kupton që s’mund ta mbaj kuvendin vetë dhe ne e shprehem qëndrimin ton se s’ka kuptim të thirren seanca të tilla veçanërisht tash pas vendimet të Gjykatës Kushtetuese. Ne thamë se jemi të gatshëm të ulemi e të flasim më ta vetëm nëse ulemi e vendosim për datën e zgjedhjeve”.

Edhe Albulena Haxhiu nga VV tha se nuk do të marrin pjesë në asnjë seancë parlamentare.

Madje ajo tha se janë të gatshëm qysh nesër të dorëzojnë mocionin ne kuvend.

“Opozita sot lëshoj mbledhjen e kryesisë së kuvendit në një vende ku kuvendi nuk o  funksional dhe ku janë grumbulluar pikat që nga shtatori i vitit të kaluar dhe ku kemi një qeveri të pakicës dhe ku kuvendi e shkel kushtetutën zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme. Mbledhja e kryesisë dështoj ende pa filluar pasi që opozita nuk mund të vazhdoj kinse s’ka ndodhur asgjë. VV është e gatshme qysh nesër të dorëzohet mocioni për rrëzimin e Qeveris edhe nëse si kemi 61 votat zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për të dal nga kjo krizë”.

Por më iniciativën për të bojkotuar seancat e Kuvendit nuk e përkrahen edhe partia tjetër opozitare PSD.

Shqipe Pantina, deputete nga kjo parti, tha se ata do të marrin pjesë në seancat e kuvendit për të kërkuar llogari nga Qeveria.

” PSD i ka dorëzuar tashmë votat për të rrezuar këtë Qeverinë dhe kur do të vije ky mocion ne do ti japim 12 votat. Por deri sa ti bëjmë votat jemi që të verifikojmë  punën e Qeverisë. Deputet kërkojnë llogari nga Qeveria edhe përmes pyetjeve parlamentarë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme