Disa lokale janë mbyllur nga Inspektorati Komunal i Prishtinës pas aksionit të forcave speciale të Policisë në lokalet te kompleksi “Lesna”, në qendër të Prishtinës.
Burime të KALLXO.com thonë se gjatë operacionit janë gjetur qese me substancë që dyshohet të jetë marihuanë.
Në këtë operacion të gjerë, i cili ka nisur para rreth një ore janë përfshirë njësi të shumta të Policisë Rajonale të Prishtinës.
Siç tha drejtori i Policisë Rajonale të Prishtinës, Rexhep Sijarina, ky operacion është ndërmarrë me urdhëresë të Gjykatës.
“Operacioni ka të bëjë me dyshimet për përdorim të narkotikëve, shitblerje të narkotikëve dhe kërkim të personave të dyshuar në kërkim”, tha Sijarina për KALLXO.com.
Lexo edhe: Policia zhvillon aksion të madh në qendër të Prishtinës
Spitali i Pejës dënon operatorët që nuk përmbushen me kohë k...
Mediat e huaja: Përgatituni për aventura të reja në destinac...
Tri opsione për sulmin – por njëri prej tyre është më lehtë ...
Studimi identifikon potencialin e rrezikut për mijëra mutaci...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju