Policia e Kosovës, më saktësisht Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar ka ndërmarr një operacion në rajonin e Gjakovës.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka thënë se me urdhrin e Gjykatës kompetente po bëhet kontrolle në nëntë lokacione të ndryshme.
Operacioni i quajtur “Basti”, ka për qëllim bizneset e lojërave të fatit.
“Ju konfirmoj se sot në ora 19:15 ka filluar implementimi i një plani operativ i emëruar “BASTI”, ku bazuar në urdhërin e Gjykatës kompetente po bëhet kontroll në nëntë (9) lokacione të ndryshme në rajonin e Gjakovës. Operacioni policor udhëhiqet nga Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar në mbështetje edhe të njësiteve tjera të specializuara të Policisë së Kosovës”, ka bërë të ditur Hoxha./Arbresh.info
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...