Oftalmologët me zero operacione gjatë vitit 2018

08:46 | 24 Janar 2019
Arbresh.info

Sipas një raporti të siguruar nga gazeta “Zëri” në Klinikën e Syve në Prishtinë ka pasur kirurgë të Oftalmologjisë, të cilët gjatë gjithë vitit 2018 nuk kanë realizuar asnjë operacion, përderisa disa të tjerë kanë përfunduar 700 sosh, shkruan Gazeta “Zëri”.

Në Klinikën e Oftalmologjisë, e cila funksionon në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjatë vitit 2018 janë realizuar gjithsej 2780 operacione të ndryshme, bëhet e ditur në raportin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), të cilin ka arritur ta sigurojë gazeta “Zëri”.

Sipas këtij raporti, gjatë vitit të kaluar ka pasur mjekë, të cilët kanë realizuar 700 operacione, ka pasur edhe kirurgë “dembelë”, të cilët gjatë një viti nuk kanë kryer asnjë operacion. “Specialisti i Oftalmologjisë, Ardian Shabani vetëm gjatë vitit 2018 ka kryer 700 operacione. Për dallim nga ai, dy nga specialistët në Klinikën e Oftalmologjisë, Suzana Buqinca dhe Gazmend Kaçaniku, gjatë vitit 2018 nuk kanë kryer asnjë operacion”.

Kështu tregojnë statistikat në raportin e punës për vitin 2018 për Klinikën e Oftalmologjisë, të cilin e ka siguruar Gazeta “Zëri” .

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme