Google ADS

Ofendoi myslimanët e Kosovës, por Marku i ishte gëzuar edhe sulmit në Zelandë të Re

18:51 | 13 Gusht 2019
Arbresh.info

Luigi Marku nga Dibra e Shqipërisë është kthyer sërish në vëmendjen e mediave, pasi ai ka shfaqur edhe njëherë gjuhën e tij të urrejtjes ndaj myslimanëve.

Kësaj radhe ndaj myslimanëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, shkruan portali arbresh.info.

Por, muaj më parë Marku i ishte gëzuar edhe një tragjedie që kishte ndodhur në Zelandë të Re.

Bëhet fjalë për sulmin terrorist në dy xhamitë në Christchurch ku mbetën 49 myslimanë të vrarë.

LEXO EDHE: Shqipëria nis kërkimin e dy radikalëve fetarë që ofendonin myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Marku atëkohë lavdëroi aktin e ulët të Brenton Tarrant.

Ai është lutur që Zoti ta ruajë njeriun që tronditi gjithë botën.

“U ngjallë Gjergj Kastrioti he të lumtë pushka e gishti që i ka tërheq Zoti e ruajt at’ luftëtar guximtar”, ka shkruar ai në një koment në Facebook.

“Po atij i lumtë pushka e ruajt Zoti. Ai është hero kombëtar…”, ka thënë ndër të tjera ai.

Kujtojmë se disa video të publikuara me 12 gusht Luigi Marku dhe Anton Zefi, të dy nga Shqipëria, dëgjohen në video teksa ofendojnë besimtarët myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut të cilët pushimet kanë vendosur t’i kalojnë në bregdetin shqiptar.

Në video, Marku dhe Zefi u drejtohen myslimanëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke u thënë se për ta nuk ka vend në Shqipëri.

Tashmë policia shqiptare është vënë në kërkim të tyre, por rezultojnë të jenë jashtë territorit të Shqipërisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme