Prilli i vitit 2018 shënoi dyvjetorin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si marrëveshja e pare kontraktuale mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Marrë parasysh faktin se pjesa më e madhe e marrëveshjes adreson marrëdhëniet tregtare mes dyja palëve dhe çështje tjera që ndërlidhen me mjedis afarist, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), ka realizuar një anketë me 500 biznese në 7 rajone të ndryshme të Kosovës, me qëllim që të analizohet niveli i njohurive të bizneseve vendore mbi MSA-në, si dhe ndikimet që kjo marrëveshje ka pasur deri tani në afarizmin e tyre.
Me qëllim që të prezantohen të gjeturat e këtij studimi dhe të diskutohet mbi hapat e radhës që institucionet duhet të ndërmarrin për të rritur përfitimet nga MSA, Oda Ekonomike Amerikane organizon konferencën për lansimin e studimit të titulluar “Pulsi i Sektorit Privat mbi MSA-në”.
Në cilësinë e panelistëve në këtë ngjarje janë ftuar Bedri Hamza, Ministër i Financave dhe Fadil Arifi, zv. Ministër i Tregtisë dhe Industrisë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...