Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ka pasur një takim me kolegjiumin e kirurgëve të cilëve u ka sugjeruar të heqin dorë nga greva.
“Kemi pas disa konsulta, ne i kemi dhënë mendimet tona dhe u kemi sugjeru që nuk ka asnjë logjikë me ndejt në grevë për shkak të situatës së përgjithshme“, tha Sejdiu për KALLXO.com.
Sipas Sejdiut, kërkesat janë të arsyeshme por jo në këtë kohë.
“Ata janë pajtuar me disa kushte shumë më të vogla unë e di se kanë organizu takime me kryetarët e grupeve parlamentare por çka ka ndodhë nuk e di”, tha ai.
Nga ana tjetër përfaqësuesi i kolegjiumit të kirurgëve, Arbër Morina, nuk ishte i qasshëm për t’u deklaruar.
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...