Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për plotësim-ndryshimin e legjislacionit tatimor, e në veçanti të Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
Sipas kësaj ode, ndryshimi i Ligjit për TVSH, i cili do të mundësojë mbledhjen e brendshme të këtij tatimi, është përgjigje e Ministrisë së Financave ndaj kërkesave të sektorit privat dhe asociacioneve të biznesit, si dhe avancim i mëtejmë i reformës fiskale.
OEA vlerëson se kjo masë, së bashku edhe me masat e tjera fiskale të implementuara gjatë këtij viti, si dhe gjatë viteve të fundit, pa dyshim se do ta bëjnë më atraktive ofertën e Kosovës për investitorët e jashtëm por edhe për investitorët e brendshëm.
“Investitorët amerikanë tashmë shohin atraktivitet më të madh në tregun e Kosovës, e konfirmim i kësaj është edhe ardhja e brendeve amerikane në shtetin e Kosovës, proces ky i cili do të vazhdojë edhe në javët dhe muajt në vijim. Prania e brendeve amerikane do të reflektojë siguri edhe për kompanitë e tjera ndërkombëtare të cilat me vite kanë ngurruar të shtrijnë aktivitetet e tyre afariste në Kosovë”.
“Reformat e vazhdueshme në mjedisin e të bërit biznes të pasqyruara edhe në raporte të organizatave ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondacioni Heritage janë rezultat i dialogut aktiv ndërmjet sektorit privat dhe publik në të kaluarën, ndërsa që rezultatet pozitive të mos mungojnë në këtë drejtim nevojitet një konsideratë dhe angazhim më i madh për dialogun publiko-privat, veçanërisht në fuqizimin e sundimit të rendit e të ligjit”, thueht në një kumtesë të Odës Ekonomike Amerikane, transmeton Klan Kosova.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag