Google ADS

O’Connell pyet kosovarët: Edhe sa mendoni se do ta keni përkrahjen ndërkombëtare?

12:43 | 11 Mars 2019
Arbresh.info

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ka thënë se korrupsioni në Kosovë, sidomos ai i nivelit të lartë, nuk është duke u luftuar. Ka pyetur se si është e mundur që ende nuk ka një të dënuar për korrupsion, të nivelit të lartë.

“Përgjegjësia bie tek ju prokurorë e gjyqtarë. Ligjet janë duke u përmirësuar në vazhdimësi, por nuk po zbatohen. Kosova nuk guxon të jetë vatër e krimit dhe korrupsionit. Është tejet e rrezikshme për juve, por edhe për neve.

Tutje, ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, i ka pyetur kosovarët se edhe sa do të presin që ta kenë mbështetjen ndërkombëtare.

Dhe tani dua t’ju bëj një pyetje – edhe sa mendoni se do ta keni përkrahjen ndërkombëtare? Është momenti i fundit ta tregoni veten dhe t’i luftoni këto dukuri”, ka thënë ambasadori.

Ndërkohë, tryeza është duke vazhduar. Të pranishëm janë zyrtarë të Kuvendit, Qeverisë, përfaqësues të sistemit të drejtësisë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme