Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connelli, ka folur për idenë e shkëmbimit të territoreve. Ai ka thënë se ndryshimi i kufijve është i rrezikshëm në Ballkan.
Ambasadori O’Connell në T7 thotë se janë të shqetësuar që është përmendur vazhdimisht ideja e ndryshimit të kufijve.
“Ndryshimi i kufijve është i rrezikshëm në Ballkan. Nuk mund të flitet vazhdimisht për ndryshime të kufijve”, thotë ai.
O’Connell thotë se nuk mund të arrihet paqja ose ndonjë marrëveshje vetëm duke prekur kufijtë.
“Ka edhe mundësi të tjera që të arrihet marrëveshje mes dy shteteve. Nuk mund të arrihen marrëveshjet duke prekur kufijtë”.
Ai ka thënë se Kosova duhet ta ketë të qartë se çfarë po kërkon në dialog.
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...