Drejtori i Departamentit për Planifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banim në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Servet Spahiu, ka bërë të ditur se të gjithë pronarët që kanë ndërtuar shtëpi deri në vitin 2004 dhe nuk kanë leje ndërtimi, janë të liruar nga taksa prej një euro për metër katrorë gjatë aplikimit për legalizim të objektit në komunat përkatëse.
Ai ka thënë në Klan Kosova se shtëpitë deri në 450 metra katrorë duhet ta paguajnë taksën e aplikimit për legalizim një euro; ndërsa atyre që e tejkalojnë limitin e lartcekur, u dyfishohet çmimi i taksës.
Spahiu gjithashtu ka thënë se investitorët që kanë ndërtuar objektet shumëkatëshe banimi pa leje ndërtimi, duhet të aplikojnë vetë për legalizim.
“E në rast se investitori nuk ekziston më, atëherë aplikimin për legalizim mund ta bëjnë pronarët e banesave ose individët që marrin autorizimin e të gjithë banorëve”.
Ndërsa drejtori i Urbanizmit në komunën e Prishtinës, Ardian Olluri, ka theksuar se qytetarët që aplikojnë për leje ndërtimi e kanë probleme pronësore, nuk do të shqyrtohen për legalizim.
Ai ka thënë se derisa këta aplikues ta qartësojnë pronësinë, aplikacionet e tyre do të futen në listën e pritjes.
Dokumentet që nevojiten për të aplikuar për legalizim janë certifikata e pronësisë së tokës dhe matjet gjeodezike të objektit.
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...