Në gjimnazin e Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi”, në Prishtinë katër nxënës vetëm brenda këtij gjysmëvjetori i kanë bërë nga 28 mungesa të paarsyeshme, ndërsa dy nxënës të tjerë i kanë bërë mbi 30 mungesa të paarsyeshme.
Të gjithë këta nxënës janë maturantë.
Kjo ka shtyrë që Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës të marrë vendim që nxënësve me 30 mungesa të paarsyeshme, t’u humbet e drejta për të vijuar procesin mësimorë për një vit të tërë, raporton KTV.
Madje, nxënësve që i kanë grumbulluar gjithë këto mungesa brenda këtij gjysmëvjetori, do t’u humbet e drejta t’i mbajnë provimet klasore.
Ilmi Reçica, drejtori i gjimnazit, ka thënë se me forma të ndryshme janë munduar t’ua bëjnë nxënësve atraktiv mësimin.
Sipas tij, ky vendim është i mirë, pasi maturantët janë të pjekur për të vendosur për veten.
Ai u ka lënë faj edhe prindërve që nuk po tregojnë kujdes për fëmijët e tyre.
Këtë vendim e ka mirëpritur edhe drejtori i gjimnazit “Sami Frashri”. Sipas tij, nxënësve u janë dhënë shumë të drejta.
E njohësi i çështjeve arsimore, Argjend Osmani, ka thënë se politikat arsimore nuk po zhvillohen si duhet, në mënyrë që nxënësit t’i mbajnë të lidhur për mësim, e jo t’i largojnë prej tij.
Në një përgjigje me telefon drejtori i Arsimit i komunës së Prishtinës, Jonuz Salihaj, ka thënë se ky vendim është marrë pasi nuk mund të tolerohet që nxënësit në shkollat e mesme të kenë më shumë se 30 mungesa të paarsyeshme./KTV/
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...