Këshilltari i kryekuvendarit Kadri Veseli, Adri Nurellari ka thënë se Kosova nuk po e shpik Tribunalin për të dënuar krimet serbe, pasi sipas tij ka shumë raste nga bota që e kanë bërë një veprim të tillë.
Nurellari, në RTV Dukagjini, ka thënë se dënimi i krimeve serbe asnjëherë nuk është vonë dhe për këtë ai ka marrë shembuj të ndryshëm nga bota.
“Ka raste të tjera të ngjashme në kuptimin e ballafaqimit me të kaluarën ku gjykatat janë krijuar shumë më vonë se sa kur kanë ndodhur krimet. Rasti më flagrantë është rasti i Kamboxhias kur është krijuar një tribunal ndërkombëtar hibrid. Aty krimi është bërë nga kmerët e kuq në vitin 1975-76 ndërsa krijimi i kësaj gjykate është bërë në vitin 2003”, tha ai.
Këshilltari i kryekuvendarit Kadri Veseli, ka thënë se Tribunali për krimet serbe nuk duhet të bëhet vetëm për t’u shpaguar viktimat, por edhe për t’u mbajtur një qëndrim nga shoqëria.
“Qendra Simon është duke ndjekur gjashtë kriminelë nazistë edhe pse njëri nga ta është në moshën 97 vjeçare. Pra, nuk ka kohë kur krimet duhet të dënohen”.
Nurellari thotë se me formimin e Gjykatës Speciale Kosova ishte e kërcënuar nga Këshilli i Sigurimit për formimin e një tribunali të ngjashëm.
“E kemi të çartë që krijimi i Tribunalit është i vështirë po jo i pamundur. Kemi një rritje të ndjeshmërisë globale…Provat janë aty. Viktimat janë aty. Ne i kemi faktet. Kemi forma të ndryshme për t’i vërtetuar ato [krime]”, tha ndër të tjera Adri Nurellari.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...