Katër raste të dhunës në familje kanë ndodhur në vendin tonë brenda 24 orësh, njofton Policia e Kosovës.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga burrat e dyshuar për dhunë ndaj gruas, ndodhet në arrati.
Në fshatin Sllatinë e Epërme, viktima grua ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi e njëjta është sulmuar nga burri i saj i cili ndodhet në arrati.
Në Suharekë, një grua ka njoftuar se ndaj saj, bashkëshorti dhe familja e tij disa herë kanë ushtruar dhunë psikike dhe fizike. Viktima pas trajtimit mjekësor është dërguar në Qendrën për Mbrojtjen e Gruas dhe Fëmijës, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti vazhdon me procedurë të rregullt.
Një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Gjakovë, ku një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar me vendim të prokurorit.
E një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur edhe në Graqanicë, ku është arrestuar i dyshuari mashkull, K-serb, i cili në ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, K-serbe. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Kujtojmë se shoqëria civile, së fundmi ka mbajtur protesta me moton “Boll ma”, duke dalur në përkrahje të gruas dhe duke dënuar dhunën në familje.
Prishtina synon ta mbyll ‘vjeshtën’ me fitore ndaj Malishevë...
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...