Eksperti i Meteorologjisë Sylë Tahirsylaj, ka thënë se në Kosovë nuk ka vend për shqetësime nga vërshimet e mundshme nga të reshurat.
Ndonëse u shpërndanë informacionet dhe u krijua lloj paniku se mund të ketë pasoja nga të reshurat e shiut, Tahirsylaj pohoi në Sytë 7 të Klan Kosovës se pati një të mirë pasi ngriti mekanizmat për tu përgatitur në lidhje me këtë problem.
”Informata e tillë ka ngritur mekanizmat për tu përgatitur në lidhje me vërshimet dhe të reshurat”.
”Jo nuk duhet të shqetësohen qytetarët pasi jemi në stinën e pranverës dhe atmosfera aktualisht po ndikohet nga klima mesdhetare”.
”E mira është se varësit nga cili rajon vijnë erërat, ato kompenzohen dhe vijnë reshjet, ajri si ai nuk ka peshë të rrotullimit. Është begati klima e territorit të vendit tonë”.
Ai deklaroi se vërshimet ndodhin në të gjithë botën 1 herë në 51 vjet por aktualisht në vendin tonë, nuk ka rrezik nga to, por apeloi se shteti duhet të marrë masa ndaj prerjes së pyjeve me të cilin problem Kosova është në gjendje alarmante, njofton Klan Kosova.
”Nuk kemi rrezik nga vërshimet sepse tani ato ndikohen nga shumë faktorë përfshirë edhe nga autoriteti i lumenjve”.
”Një herë në 51 vjet përsëriten vërshimet, jo vetëm në vendin tonë por në të gjitha vendet ndaj bazuar në të dhënat historike, prej asaj date deri më sot në 1937 kemi të regjistruar në Junik afër 2litra ujë për metër katror”.
”Kemi gjendje alarmante të prerjeve të pyjeve. Me këtë situatë që kemi pas lufte është gjendje alarmante sepse prehen pyjet e bjeshkëve të Izniqit dhe të tjerave”.
”I gjithë kjo është si rezultat i prerjes së pyjeve, shkatërrimi i shtratit të lumenjve, e ky degradim humb sasinë e ujit dhe është situatë alarmante. Besoj që qytetarët në Grykën e Pejës dhe Junikun të reflektojnë në lidhje me këtë problem”.
”Ka reaguar Manastiri i Deçanit ku nuk ka pasur të drejtë aspak të reagojë sepse është përgjegjësi e Shteti duhet të veprojë dhe ta ndërpres prerjen e pyejeve sepse edhe në okupim kur e kemi pas shtetin ky degradim nuk ka ndodhur”.
”Janë prerje krejtësisht të pakontrolluara dhe të marrë përgjegjësi ai i cili ka ndihmuar në degradimin e natyrës. Do të jetë vit më i nxehtë sesa viti që kemi lënë pas, do të ketë vit me reshje me lulëzim sesa herave të tjera”./klankosova/
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...