Gjykata Themelore e Prishtinës ende nuk e ka caktuar seancën për kontestin pronësor në mes të Universitetit të Prishtinës si palë paditëse si dhe kishës ortodokse dhe Komunës së Prishtinës në anën tjetër.
Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
“Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftojmë se seanca gjyqësore në kontestin në mes Universitetit të Prishtinës dhe Kishës Ortodokse nuk është caktuar ende”, tha zëdhënësja e Gjykatës për Kallxo.
Kjo seancë nuk është caktuar ende përkundër se padia është bërë rishtazi në muajin nëntor 2017 pasi njëherë ishte konsideruar e tërhequr nga UP.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%