Drejtoresha Ekzekutive nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha, ka deklaruar se Raporti i Shtetit i Komisionit Evropian në të kaluarën është quajtur, Raporti i Progresit, dhe është një ndër instrumentet aspiruese dhe kandidate për anëtarësimin në BE.
Ajo ka shtuar se procesi i integrimit evropian ka humbur për shkak të elitave politike.
“Procesi i integrimit evropian ka humbur, sepse elitat politike nuk kanë arritur t’a mbajnë gjallë dhe ne nuk kemi një agjendë dhe se procesi integrues është afatgjatë, dhe kërkon konsensus edhe politik,” është shprehur Loxha.
Sa i përket këtij raporti, ka folur edhe Ministrja e Integrimeve Evropiane në Kosovë, Dhurata Hoxha, ku ndër të tjera ka deklaruar se ky raport nuk është as i Qeverisë dhe as i Kuvendit, por i qytetarëve.
“Neve na nevojitet një dinamikë më e shpejtë në Integrimin Evropian. Ky raport nuk është vetëm i Qeverise apo vetëm i Kuvendit, por është raport edhe i gjithë qytetarëve”, ka thënë Hoxha.
Hoxha ka theksuar më tej, se ky raport më herët nuk ka pas relevancë, ndërsa tani kanë shumë interes për këtë raport.
“Dje kemi pranuar edhe raportin e vendit, dhe më lejoni të theksoj se ne do të punojmë më shumë rreth këtij raporti. Do të kemi edhe Këshillin Ministror javën e ardhshme ku do të dalim edhe me një analizë,” është shprehur ministrja Hoxha.
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Aostolova, derisa ka komentuar raportin, ka thënë se ka patur një rritje të kufizuar.
“Tek ky raport gjithashtu është përmendur edhe liberalizimi i vizave, ku sipas Komisionit Evropian, Kosova ka përmbushur kriteret për vizat, por nuk ka ndodhur sepse ka 110 faqe ky raport, e këtu ka pasur një arritje të kufizuar,” është shprehur Apostolova.
Ajo ka shtuar se duhet të punohet në këto hapa.
“Ne duhet të koncentrohemi në reforma të rëndësishme, e jo të ç’orientohemi, sepse këtu humbin qytetarët e Kosovës. Është në dorën tuaj, të qeverisë, shoqërisë dhe nga mediat të punoni më tej për këtë raport”, ka deklaruar Apostolova.
Ajo ka thënë se në fund se nuk ka asgjë për liberalizimin e vizave, edhe pse nga Komisioni Evropian thuhet se Kosova i ka përmbushur kriteret.
Drejtori Ekzekutiv nga Organizata “Çohu”, Arton Demhasaj, ka deklaruar se duhet të rriten kapacitet në stafin ndihmës të gjyqësorit e jo në rritje të pagave.
“Duhet të rriten kapacitete në gjyqësor (në stafin ndihmës), e jo në paga, ku gjyqtarët e prokurorët kanë pagat ma të mëdha në rajon. Tek ky raport, gjithmonë është theksuar se ka politizim në gjyqësor” ka thënë ai.
Demhasaj, e ka përmendur edhe rastin e njërit nga Kryetarët e Komunave të Kosovës, ku njëri prej kryetarëve për 3 vite ka deklaruar pasurinë e rrejshme.
Panelistët, kanë vënë në pah se cilat, në raportin e Komisionit Evropian, ishin arritjet, dështimet dhe prioritetet e munguara të cilat i kanë pamundësuar Kosovës, edhe këtë vit, që të qartësojë rrugën e saj drejt BE-së./arbresh.info/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...