Përkundër faktit që deputeti gjerman, Peter Beyer, ndezi shpresat e kosovarëve për mundësinë e liberalizimit të vizave në prag të vitit të ri 2020, nga Bashkimi Evropian janë shumë skeptik dhe nuk pranojnë që të japin afate kohore. Përveç që nuk do të jetë në rend të ditës në takimet e radhës të institucioneve kompetente, për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën nuk ka pajtim as në mes të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Ndërkohë sikur të mos mjaftonin këto, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është rikthyer si kusht për vizat.
Ndryshe nga deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer, i cili tha se liberalizimi i vizave mund të jetë një dhuratë në prag të Krishtlindjeve për Kosovën, nga Bashkimi Evropian nuk pranojnë që ta japin ndonjë afat kohorë se kur mund të ndodh liberalizimi i vizave.
Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express, një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian ka thënë se çështja e heqjes së regjimit të vizave për Kosovën nuk pritet që të jetë fare në agjendën e takimeve të radhës të organeve kompetente të cilat merren me liberalizimin e vizave në Bashkimin Evropian.
“Liberalizimi i vizave për Kosovën është diskutuar herën e fundit në Këshill gjatë Presidencës së Austrisë më 2018 dhe tash për tash nuk është përfshirë në agjendën e ndonjë takimi të ardhshëm të organeve përgatitëse që janë kompetente për çështjet e vizave” ka thënë për Gazetën Express ky burim brenda institucioneve të Bashkimit Evropian.
Përveç kësaj ky burim i ka treguar Gazetës Express se institucionet e BE’së nuk mund të japin data dhe afate kohore për liberalizim të vizave pasi që për një gjë të tillë nuk ka përkrahje të bollshme nga shtetet anëtare.
“Për këtë arsye, Këshilli nuk është në pozitë të japë ndonjë afat kohor për liberalizimin e vizave për Kosovën për shkak të mungesës së përkrahjes së mjaftueshme nga shtetet anëtare”, ka thënë ky zyrtar i Bashkimit Evropian.
Ndërsa si kushtëzim thelbësor për liberalizimin e vizave thotë se është avancimi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Përparimi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe qëndrueshmëria e këtij përparimi janë vërtet elemente kushtëzuese për ta dhënë liberalizimin e vizave”, përfundon ky zyrtarë i BE’së për Gazetën Express.
Për liberalizimin e vizave ka folur sot edhe kryeministri në dorëheqje i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka dërguar një mesazh për ministrat e Punëve të Brendshme të shteteve të Zonës Schengen, se qytetarët e Kosovës nuk do të shkaktojnë kokëçarje për ta, në rast se liberalizohen vizat.
Ky lobim i Haradinajt për vizat vjen pas takimit që ka pasur këtë të martë me deputetin e Bundestagut nga radhët e CDU’së së kancelares Angela Merkel, Peter Beyer, e i cili tha se liberalizimi mund të ndodh në prag të Krishtlindjeve.
Megjithatë Beyer ka theksuar faktin se për të ndodhur liberalizimi i vizave, përveç mbështetjes së pa kushtëzuar të Gjermanisë për Kosovën, duhet edhe përkrahje nga shtete tjera të cilat janë anëtare.
Ramush Haradinaj pas takimeve që kishte pasur me ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, kishte marrë mbështetjen e pakushtëzuar gjermane për procesin e liberalizimit të vizave. E kur ishte kthyer nga Berlini në Kosovë, kishte filluar të uronte kosovarët për liberalizim të vizave nëpër konferenca shtypi.
Megjithatë kosovarët edhe përkundër premtimeve të kahmotshme të politikanëve të cilët sot kërkojnë votën për të udhëhequr me Kosovën, vazhdojnë të mbesin populli i vetëm i izoluar në Ballkan në shekullin 21./GazetaExpress/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...