Ndonëse është bërë një javë që kur Komisioni Hetimor Parlamentar ka kërkuar nga drejtori i Telekomit Bedri Istrefi, të dorëzoj këtij komisioni dokumentet e nevojshme siç janë numri dhe kontratat e punëtorëve për të hetuar çështjen e fundit me punësimet enorme në PTK.
Kryetari i këtij komisionit Visar Ymeri tha se ndonëse i kanë kërkuar dokumentacione të tilla, drejtori Istrefi është arsyetuar se është koha e shkurtër dhe nuk mund të dorëzojë dokumentacionet e kërkuara, raporton arbresh.info.
“Drejtorit i Telekomit Bedri Istrefi na ka thënë se koha për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është mjaft e shkurtër dhe kanë kërkuar të zgjasin afatin për dorëzimin e dokumentacionit. Kanë kërkuar që të zgjatet afati për ti sjellur këto dokumente dhe na kanë treguar se një pjesë e këtij dokumentacioni duhet të ruhet . Ne edhe sot nuk kemi as një dokument apo sqarim për kërkesën e dorëzuar për të na i dorëzuar dokumentet dhe kontrata tash e një javë nga Telekomi”.
Për mungesën e këtyre dokumentacioneve dhe mos gatishmërinë e PTK-së për të bashkëpunuar është shprehur i revoltuar deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj.
Ai kërkoi që çdo ngurrim për të dorëzuar kontratat të dënohen në bazë të ligjit.
“Na kemi kërkuar që të na bie dokumentacionin e nevojshme për hetim parlamentar. Kjo neglizhencë e ka qëllimin për të penguar procesin hetimor në lidhje më Telekomin dhe punësimit. Çdo pengim i hetimit parlamentar kërkon përgjegjësi penale . Është dashtë të marrim dhe një përgjigje më shkrim për këtë gjë. Duhet të përgatiten që çdo pengës e punës së komisionit do të pasojë me kallëzime penale. Njerëzit lajmërohen në vazhdimësi për keqpërdorimet që po ndodhin në Telekom. Të gjithë ata që po tentojnë ta pengojnë këtë proces ata duhet të i vuajnë pasojat”.
E Visar Ymeri tha se për çdo pengesë që bëhet për të hetuar këtë rast i kemi njoftuar Kryeshefin Ekzekutiv Bedri Istrefi se do të ballafaqohen më kallëzim penal.
Me mos dorëzimin e këtyre dokumenteve nga PTK-ja u shpreh e habitur edhe Albulena Haxhiu nga VV.
Ajo tha se këto dokumente nga kanë pasur asgjë konfidenciale.
“Ne s’kemi kërkuar asgjë konfidenciale kemi kërkuar vetëm atë çka janë në interes publik. Ne kemi kërkuar numrin e punonjësve dhe kontrata nuk është asgjë sekrete. Ne duhet ti ndjekim gjitha hapat ligjor për të zgjedhur këtë çështje. Nëse prokuroria po heton kontratat që edhe ne i kemi përfshirë kjo si pengon vetëm do ta plotësonte Prokurorin. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me rastin e Gylenistëve. Unë mendoj që qasje të tilla nuk duhet të tolerohen dhe nëse vazhdo kështu ne do të përmbushim 6 mujorin dhe ne s’kemi ma mandat me hetu këtë çështje. Kërkoj që t’i sjellin ato çka i kanë”, tha ai.
“Ngurrimi për të dorëzuar këto dokumente le me kuptu se po mundohen të e izolojnë këtë problem”, deklaroi tutje Ymeri.
Ai tha se do t’u japin afat deri të mërkurën ose të enjten drejtuesve të PTK-së që të i dorëzojnë këto dokumente në të kundërtën do të ballafaqohen me kallëzimet penale./Arbresh.info/
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...