Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, siç duket nuk do të heqë dorë nga iniciativa e tij për bashkimin e këtij qyteti.
Duke folur për përgjigjen që MAPL-ja i dha iniciativës së tij për bashkimin e qytetit, Bahtiri ka thënë se ky ka qenë një vendim i gabuar dhe politik.
Ai në një intervistë për lajmi.net, ka thënë se iniciativa e tij nuk kishte të bënte me shfuqizimin e institucioneve të veriut, mirëpo që kjo çështje të shtrohet në Kuvendin e Kosovës.
“Unë e kam bërë një kërkesë te MAPL duke i sqaruar sepse nuk kanë pasur të drejtë të ndalin këtë iniciativë, sepse ne nuk kemi marrë një vendim për shfuqizimin e kuvendit të veriut, por ne kemi bërë një kërkesë tek Qeveria për të nisur një procedurë në Kuvendin e Kosovës. Kjo është legjitime dhe e drejtë e jona”, ka thënë ai.
“Përgjegja e MAPL na ka shqetësuar shumë sepse është vendim politik dhe jo ligjor. Nëse ankesa që e kam bërë kthehet negative, ne do t’i drejtohemi popullit përmes peticionit sipas kushtetutës. Ne nuk do të largohemi nga kjo iniciativë. Njerëzit janë lodhur nga strukturat paralele në veri, dhe nga presioni i tyre. Njerëzit duan një qeverisje siç është ajo në pjesën e jugut të Mitrovicës. Shpresojmë që MAPL-ja do ta aprovojë kërkesën tonë”, ka thënë Bahtiri në këtë intervistë për lajmi.net.
Ai ka folur edhe për dorëheqjen e kryetarëve serb të komunave si dhe për apelin e këtyre të fundit për bojkotimin e institucioneve të Kosovës, duke e quajtur si vendim të ngutshëm, pasi që sipas tij Institucionet e vendit kanë mundësuar që 10 komuna të udhëhiqen nga kryetarë serbë.
“Unë mendoj që është një vendim i shpejtë dhe i gabuar, për arsye që në i kemi ofruar si shtet 10 komunave që të qeverisen nga kryetarët serbë. Unë mendoj që është një hap i gabuar. Për këtë e kam bërë edhe një kërkesë në Qeveri që të procedon në Kuvend që qyteti të bashkohet dhe kjo duhet të ndodhë, sepse qytetarët nuk duhet të lihen që të jenë nën sundimin e strukturave paralele”, ka thënë ai.
Në fund, Bahtiri ka folur edhe për vendosjen e masës 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja, për të cilën çështje ka thënë se një vendim i tillë është dashur të mirret shumë më herët.
Ai ka thënë se shpreson që ky vendim do të qëndrojë deri atëherë kur institucionet e Kosovës ta vlerësojnë se është ne
“Fatkeqësisht ne nuk kemi marrë vendim për të hyrë në CEFTA. Ajo i ka shkaktuar shumë dëm Kosovës. Një shtet i cili ka më shumë import se eksport nuk mund ta zbatojë këtë marrëveshje. Unë mendoj që kjo është dashur të ndodhë shumë më herët. Vendimi është shumë i mirë për të gjithë biznismenët, sepse të njëjtit kanë një kapacitet shumë më të fuqishëm. Unë shpresoj që kjo do të zgjatë deri sa ne të konsiderojmë se është e mjaftueshme”, ka thënë ai. /Lajmi.net/
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut