Përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Amerikë vijnë sot në Kosovë. Ato do t’i mbledhin tre krerët shtetërorë në një zyrë, ndërsa njerëzit e presidentit Trump në Prishtinë pritet të flasin për taksën dhe për marrëveshjen me Serbinë.
Dy përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës vijnë sot në Kosovës.
Liderët shtetërorë, që po presin njerëzit e administratës Trump, nuk kanë paralajmëruar në agjendat e tyre ditore takimin me delegacionin që e udhëheq John Erath, kryeshefi për çështjet evropiane në Këshillin Kombëtar të Sigurisë Amerikane.
Gazeta Express mëson se takimi nis prej orës 16:00 në Zyrën e Presidentit ndërsa krerët shtetërorë nuk do t’i presin ndaras përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të sigurisë. Takimi do të jetë i përbashkët.
Këtë e ka konfirmuar edhe zyra e Presidentit që para pak çastesh, përmes një komunikate njoftoi se Thaçi e pret në zyrë delegacionin.
“Në orën 16:00, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, John Erath dhe Brad Berkley”, thuhet në komunikatë.
Bashkë me Erath në Prishtinë do të vijë edhe drejtori i Punëve të Evropës në Këshillin Kombëtar, William Berkley.
Delegacioni amerikan i gjen krerët shtetërorë të ndarë në më shumë se një temë. Kryeministri Ramush Haradinaj nuk pajtohet me Presidentin Thaçi as për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe e as për mënyrën se ai lobon për një marrëveshje me Serbinë ku preken kufijtë e vendit.
Erolld Belegu, këshilltar i kryeministrit, ka thënë mbrëmë në emisionin Pressing se delegacioni amerikan do të bindej për mbajtjen në fuqi të taksës sikur presidenti Thaçi ta përkrahte kryeministrin dhe të mos i dilte kundër.
Ndërkaq, këshilltari i Presidentit, Ardian Arifaj, ka thënë se nuk mund të rrezikohen raportet me SHBA-në, me veprimet që po i bën kryeministri Haradinaj, duke refuzuar t’i bindet amerikanëve për heqjen e taksës.
Delegacioni amerikan prej të hënës janë në Ballkan. Ata kanë pasur një vizitë dyditore në Beograd, ku janë pritur nga kryediplomati serb, Ivica Daçiq.
Pas takimit, Daçiq ka thënë para mediave në Beograd se me delegacionin amerikan kanë biseduar për ‘ngritjen e nivelit të flamurit serb në Shtëpinë e Bardhë”, dhe për raportet bilaterale. Nuk kanë lënë pa folur për taksën ndaj produkteve serbe që ka vënë Qeveria e Kosovës dhe për dialogun.
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...