Një zyrtarë i lartë i AAK-së dhe një kuadër i ri aderojnë në PDK

17:03 | 1 Qershor 2019
Arditë Shkodra

Samir Bytyqi, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së në qendër dhe Anëtar i Kryesisë së AAK-së në Suharekë si dhe eksperti Besmir Gegaj specialist i Reumatologjisë në Suharekë, i janë bashkuar sot Partisë Demokratike të Kosovës.

Ata i ka pritur të shtunën lideri i PDK-së, Kadri Veseli i cili ju ka dëshiruar mirëseardhje dhe u ka ofruar bashkëpunim të plotë në rrugëtimin e përbashkët politik në Dekadën e Re.

Samir Bytyqi është Specialist i Oftamologjise dhe Asistent në Fakultetin e Mjeksisë. Ai është bashkëshort i asambleistes më të votuar të AAK-së në Suharekë e cila pritet po ashtu t’i bashkohet PDK-së në ditët në vijim.

Ndërsa Besmir Gegaj është specialist i Reumatologjisë në Suharekë. Partisë Demokratike të Kosovës që nga fillimi i procesit të brendahëm zgjedhor e deri tani i janë bashkuar mijëra mbështetës të rinj të profileve e profesioneve të ndryshme për të dhënë kontributin e tyre për jetësimin e vizionit të kryetarit Kadri Veseli në Dekadën e Re.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme