Këtë e thanë sot në një konferencë për media Goran Çiriq (DS), Bosko Obradoviq (Dveri), Sanda Rashkoviq-Iviq (Partia Popullore), Marko Gjurishiq (SDS) dhe Mariniq Tepiq (Partia e Lirisë dhe Drejtësisë).
Tepiq tha se sesioni i sotëm është “vetëm një karrem për opozitën” dhe se raporti nuk ka përgjigjet kryesore për të cilat ata janë duke pritur për shtatë vjet.
Ajo shtoi se raporti për punën e zyrës për Kosovën duhet të prezantohet nga Marko Gjuriq dhe jo nga presidenti Aleksandar Vuçiq.
Gjuriçiq tha se qeveria vazhdimisht u përpoq t’i kthente anëtarët e opozitës në parlament që kur u bashkuan me protestuesit, duke caktuar një seancë mbi financimin e Vojvodinës, ndryshimet në Kodin Penal dhe tani për Kosovën.
“Ky është kulmi i përpjekjes së tyre për të na thyer në vendimin për të mos marrë pjesë në seancën plenare”, tha Gjurishiq duke shtuar se kjo nuk do të ketë sukses./Indeksonline/
Seanca për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, ishte caktuar fillimisht në ora 10.00, por është shtyrë për në ora 16.00. Aty pritet që presidenti Vuçiq do të diskutojë për rreth 2-3 orë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...