Google ADS

Një pjesë e Dubravës kërkohet të kthehet në muze

14:03 | 28 Janar 2019
Arbresh.info

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në mbledhjen ku do të shqyrtonte Planin e Punës për vitin 2019 ka diskutuar për përvjetorin e ngjarjes së masakrës së 20 vjetorit në Burgun e Dubravës.

Mexhide Mjeku-Topalli nga PDK ka folur për monumentin që do të ndërtohet për masakrën në burgun e Dubravës.

“Propozimi im ka qenë që të kërkohet si Komision që monumenti që do të ndërtohet në shënimin e 20 vjetorit të masakrës në burgun e Dubravës të jetë në vendin ku janë pishat, pasi kjo ka qenë edhe kërkesë e familjarëve të viktimave që të bëhet kërkesë ndaj ministrit të Drejtësisë, që të bëhet një qasje më e lehtë e hyrjes në ditën kur shënohet kjo datë në muajin maj kur edhe ka ndodhur masakra”, ka thënë ajo.

Ndërsa Shemsi Syla nga VV tha se ka fakte për këtë masakër dhe të gjithë ata persona që sipas tij e kanë bërë këtë krim janë të ngritur në detyrë në Serbi.

“Janë munduar që të gjitha gjurmët t’i zhdukin për këtë ngjarje. Kërkoj që të kthehen faktet dhe mos të humben gjurmët e krimit, dhe të shkruhet se në këtë burg janë vra njerëzit të cilët i ka izolu mi mbrojt, por në fund i ka vrarë vetë. Duhet të kërkojmë që burgu i Dubravës të bëhet muze pasi që duhet të din të gjithë krimet që janë bërë aty. Duhet ta sensibilizojmë edhe Qeverinë që t’i kushtojnë rëndësi kësaj çështje. Se paku në maj ditën kur është shënimi ta vëmë gurin ku do të vendoset pllaka në përkujtim të atyre personave të vrarë”, ka thënë ai.

Në këtë komision u kërkua që në ditën që shkohet për homazhe dhe vizitë në Mejë të shkohet edhe në Krushë të familjet e të zhdukurve dhe të vrarëve ./arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/566205207125093/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme