Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit pas hetimit ndaj të pandehurit S.G.
“Me datë 30.11.2018, rreth orës 01:50 min, në fshatin Isniq, Komuna Deçan, pas marrëveshjes paraprake me të pandehurit A.N, M.N dhe XH.TH, me qëllim që vetes t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme me kanosje serioze për të sulmuar jetën dhe trupin e personit tjetër, kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme në atë mënyrë që pasi pajisen me maska dhe armë e dorëza, e thyejnë derën e depos ndërtimore dhe depërtojnë brenda. I pandehuri M.N e godet rojën e depos dhe e lidhin me kabllo elektrike, nga ku marrin një telefon dhe nga arka marrin pazarin ditorë në vlerë prej 1.500 euro, e pastaj e mbyllin dhe largohen nga aty”, thuhet në komunikatën për media nga Gjykata Themelore në Pejë.
Pas këtyre veprimeve i S.G dyshohet se si bashkëkryes ka kryer veprat penale grabitje dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?