Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj M.B. nga Prizreni, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë në bashkëkryerje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 12.10.2018 prej orës 17:00 dhe do të zgjasë deri më datën 12.11.2018.
Sipas prokurorisë, M.B. dhe D.S. e K.S. në mbrëmjen e 19 shtatorit në Prizren, u kanë dalë përpara të dëmtuarve M.B-1, M.B-2 dhe Q.G. që ishin duke qarkulluar me veturën e tyre. Në raport theksohet se bashkë me të pandehurit S.K. dhe E.E. të gjithë bashkë kanë filluar t’i sulmojnë viktimat që kanë ikur, ndërsa gjatë ikjes është goditur automjeti dhe disa pedha kishin goditur edhe një frigorifer dhe xhama të një marketi.
Gjykata thotë se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është më se i domosdoshëm pasi që i njëjti është i njohur për organet e drejtësisë dhe është gjykuar për vepra të ndryshme penale. Në njoftim thuhet se po të lihet në liri ekziston mundësia që i njëjti të ndikojë në bashkëkryesit të tjerë të cilët janë në arrati./insajderi/
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër