“Të pandehurës Suzana Zogiani i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, nga dt. 05.10.2018 deri me dt. 05.11.2018”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.
Tutje thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se me datë 21.09.2018, e pandehura Suzana Zogiani në banesën e saj në Francë ku ishte duke jetuar së bashku me bashkëshortin e saj, me dashje e ka privuar nga jeta në mënyrë mizore bashkëshortin e saj A.S duke e goditur me sëpatë në regjionin e kokës, me ç’ rast i njëjti kishte mbetur i vdekur.
Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës S.Z-S është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës duke pasur parasysh peshën e rëndë të veprës penale dhe dënimin e paraparë për këtë vepër penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale dhe karakteristikat e saj personale, të cilat tregojnë rrezikun se e pandehura po të gjendet në liri mund të arratiset, pasi që për të njëjtën është lëshuar fletë arrest ndërkombëtarë.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...