Sipas medias greke, një marrëveshje e mundshme midis Prishtinës dhe Beogradit për shkëmbimin e territoreve do t’i hapte rrugën njohjes së Kosovës nga ana e Greqisë.
Kështu e ka interpretuar analisti i çështjeve ballkanike, Stavros Tzimas, një deklaratë të kryeministrit Tsipras.
“Zoti Tspras deklaroi se Greqia do ta vlerësojë pozitivisht një zgjidhje kufitare me marrëveshje nga të dy palët, serbët dhe kosovarët. Kjo do të thotë se rruga për njohjen e Kosovës nga Greqia do të hapet”, konkludon Tzmas në një analizë të publikuar në të përditshmen geke, Kathimerini.
“Zhvillimet në veriun e mëhallës tonë po shkojnë drejt një ndryshimi të ri kufijsh në Ballkanin perëndimor”, e fillon Stavros Tzimas analizën e vet, të titulluar “Lëkundje në Ballkan”.
Më tej gazetari grek i referohet takimit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, të mërkurën e kaluar në Shkup.
Zaev shprehu shqetësimin për mundësinë e një lufte të re në Ballkan. Por Thaçi e qetësoi, duke e garantuar që, çfarë është për t’u bërë, do të bëhet në mënyrë paqësore”.
Sipas gazetarit grek, ndër të tjera po diskutohet dhënia Kosovës e një pjese të luginës së Preshevës, prej nga kalon korridori 10, me rëndësi nevralgjike për ekonominë e Serbisë, teksa lidh Beogradin me Selanikun.
“Statusi aktual, mbi të cilin u ndërtua statura e shtetit të ri të Kosovës, u dëshmua 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë se nuk garanton bashkëjetesën harmonike të serbëve me shqiptarët”, vëren Tzimas.
“Tensionet e vazhdueshme në Mitrovicë nuk lejojnë normalizimin e raporteve Beograd-Prishtinë, çka përbën kushtin më kryesor që të avancojë procesi i integrimit të Serbisë dhe Kosovës në BE dhe në NATO (Kosova) – çka do t’i vendoste të dy vendet nën ombrellën e influencës perëndimore dhe do të fuqizojë mbrojtjen e perëndimit kundrejt penetrimit të Rusisë.
Sipas analistit grek, “pyetja që shtrohet është nëse një ndryshim kufijsh me shkëmbim territoresh do të kufizohet në Serbi e Kosovë, apo do të përfitojë një dinamikë me gjerë në rajon duke zgjuar irredentizma që aktualisht ndodhen në gjendje hipnoze? Shqetësimi për një domino të ankthshme po përhapet dhe Zaev ia shprehu Thaçit frikën për rrezikun e një lufte të re në Ballkan.
Alaksis Tsipras, i pyetur nga “Kathimerini” në Selanik, tha se Greqia do ta vlerësojë pozitivisht një rregullim kufitar të dakorduar nga të dy palët, serbët dhe shqiptarët. Kjo do të thotë se do të hapet rruga për njohjen e Kosovës nga ana e Greqisë”, përfundon analisti grek shkrimin e tij. /Ora News.tv/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...