Një i vdekur e 16 të lënduar në aksidente trafiku brenda 24 orëve

12:22 | 2 Korrik 2019
A. B.

Gjatë ditës së djeshme në vendin tonë kanë ndodhur 44 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një ka qenë me fatalitet.

Numri i aksidenteve në trafik vazhdon të jetë i lartë. Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së djeshme një person ka humbur jetën në një aksident trafiku.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë gjithë ditës së djeshme në vendin tonë kanë ndodhur 44 aksidente.

Siç bëhet e ditur nga 44 aksidentet e ndodhura, përveç njërit që ka qenë me fatalitet, 16 të tjerë kanë qenë me lëndime trupore kurse 27 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu, njësiti i trafikut rrugor gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 368 tiketa për kundërvajtje të ndryshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme