Beqir Maloku (1892-1985)
Linidi në Gjakovë më 1892 në një familje zejtarësh , që nuk u mor kurrë me zejtari. Mësimet e para i morri në vendlindje. Në mejtepin e xhamisë së lagjes Haxhi Ymeri në Gjakovë. Arsimin e lartë e vazhdoi ne Shkup, në shkollën e njohur me emrin Dar-ul Mallimine. Aty gjatë studimeve u takua me shumë shokë e bashkëvendas, si Ibrahim FGehmiu, Nimon Ferizi, mulla Sadik Brovina, baba Qazim Bakalli etj. Si i ri 20 vjeç shërbeu në gardën kombëtare gjatë kohës së Pric Vidit në Shqipëri, në vitin1914. Shërbeu gjithmonë aty ku e kërkoi nevoja e Atdheut. Nga viti 1916-1918 ishte sekretar i parë i financave në Gjakovë. Kurse nga muaji shtator i vitit 1942 e deri në fund të vitit 1943, ka qenë drejtor i policisë në Prizren, prej ku transferohet në Durrës, në po të njejtën pozitë.
I përmenda vetëm dy shërbime, pos shumë te tjerave, që kanë rëndësi jetike për qytetin e Gjakovës, si për shembull vrasaj e arkëtarit të bankës nga miku e dhëndri serb Panuci me qëllim që faji t’i lihet Sheqer Grezdes, por kjo vrasje tinëzare zbulohet nga Beqir Maloku i njohur me detyrën e sigurimit të qytetit, detyrë të cilën e kishte pranuar me dëshire për votëbesimin që e kishin dhënë populli i Gjakovës. Gjatë një bisede, që e bëmë me të ne vitin 1974 në Romë, ai thekësoi se kishte parë anëtarë të partisë komuniste gjatë LDB duke mbajtur mbledhje ilegale në Prizren, ku ishte me detyrë. Ndër ta ishin Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Ymer Pula, Hasan Rrema etj. Duke ju drejtuar si drejtor policie, ju ka thënë : “Ndërroni Bazën ditën tjetër se me ju ndodhë diqka keni për të thënë se na tradhëtoi Beqir Maloku dhe i këshillova duke u thënë se do të mashroheni heret a vonë me idealet e internacionalizmit proletary sllavo-komunist.”
Beqir Maloku ka qenë dhe mbeti një antikomunist, për cka partizanët komunistë e urrrenin, sepse për ta feja, atedheu dhe Zoti ishin komunizmi, Lenini, Stalini, Moska, Rusia…
Ndaj Beqir Maloku u organizuan tri atentate, i pari më 26 gusht 1926, i dyti më 8 prill 1942 dhe i treti në vjeshtën e vitit 1943.
Shërbeu në Gjakovë, Prizren, Tirane, Durrës, Shkodër dhe kudo ku shërbeu komunistët iknin prej t’i si miu prej macës, thuaj se i lëshonte toka.
Pas mbarimit të LDB, ku komunistët e morën pushtetin, si shumë atdhetarë antikomunistë edhe Beqir Malokuu largua nga vendëlindja dhe u vendos ne Austri, prej nga kaloi në Gjermani, Itali, Egjipt, Liban, Siri dhe Turqi. Kur ishte në Bejrut, e kishin lutur që të jepte mësim si professor, por nuk kishte pranuar.
Beqiri njihte shtatë gjuhë të huja prandaj ky bagazh njohurish për gjuhët e huaja, flet vete më së mirë për shkallën e kulturës së tij te përgjithshme.
Si ithtar i flakët i arsimit nuk duhet të lihet në harresë kontributi në themelimin e biblotekes së parë në Gjakovë. Që më 1915 mori iniciativën për hapjen e biblotekës. Me atë rast me ndimën e Beqir effendi Barakut, kryetar i esnaflive të Gjakovës dhe përkrahjes nga Sheqer Grezda, Tafë Pula etj , mori nje lokal falas. Ky lokal ka qenë dhe është edhe sot në rrugën e qylaxhinjeve përkatësisht në hyrje të kullës të Tasim Beut.
Beqir Maloku bëri një punë të madhe duke sjellë shumë libra nga Tirana për të pasuruar biblotekën, e cila gjate viteve të Shqipërisë se Madhe(1941-1943) u pasurua mjaft dhe shumë te rinj të Gjakovës filluan të lexojnë me shumë ëndje, duke qenë se nuk ishin prekur ende nga virusi i interncionale komuniste.
Qellim parësor kishte largimin e të rinjve nga kafenetë dhe bixhozi. Po ashtu vlen të theksohet se Beqir Maloku ishte themelues dhe udhëheqës i parë i Shoqatës bamirëse- kulturore “Gajret”, e cila ishte regjistruar si degë e të njëjtës shoqatë të Sarajevës. Kjo shoqatë zhvilloi një veprimtari me shumë dobi gjatë viteve 1935-1941. Unë stërnipi i tij, prof. Bajrush Maloku, gjatë vitit 1974, kur isha për vizitë në Romě, po e theksoi atë që ma ka thënë axha: “Punova me nazistët, sepse me një dekret që kam dhënë firmën time, më premtuan se nëse lufta përfundon në favor të vendeve të boshtit, do të garantojmë Shqipërinë e Madhe.” Por mjerisht ky dekret nuk arriti të zbulohet në vendin ku më kishte thënë, për çka ishte në dijeni edhe prof. Dr. Qamil Gexha (indjeri). Beqir Maloku ishte këshilltar i Leka Zogut, i cili gjatë vizitës që i bëri Gjakovës, më 23 tetor 2003, kërkoi takim me axhën tim Shaban Malokun. Kjo tregon se Lart madhëria Mbreti Zogu i Parë ka theksuar se “ndër personalitetete mëdha që punuan për çështjen kombëtare zë vend edhe Beqir Maloku (Palla)”. Këtë besim te Beqir Maloku e vazhdoi edhe i biri i tij, Leka, i cili në Romë shumë herë është takuar dhe ka marrë këshilla nga Palla.
Prej shqiptarëve të diasporës çmohet dhe nderohet nga dr. Mentor Çoku, dr. Ismaj Verlaci, Prof. Namik Resyli, Ernest Koliqi, Martin Camaj etj. Kurse figura të shquara nacionaliste që jetonin në SHBA, e të cilët e çmonin dhe e vizitonin në Romë, ishin dr. Rexhep Krasniqi, inxhi. Xhafer Deva, hafiz Tahir Kolgjini, etj. Mè 26 dhjetor 2012, Beqir Maloku për kontributin e dhênë për çështjen kombëtare, nderohet pas vdekjes me mirënjohje dhënë nga Partia e Ballit Kombëtar në Prishtinë. Imam Beqir Maloku ndërroi jetë me mallin për vendlindjen më 6 janar 1985 në Romë, në moshën 93 vjeçare. Varrimi i tij u bë me nderime të mëdha në varrezat Porta Pia të Romës, të cilat i kishte përuruar vetë më 1965, sikur ta dinte se edhe vetë një ditë do të pushonte një ditë janari të ftohtë dhe me shumë borë të vitit 1985, me mall për qytetin e lindjes dhe për Kosovën.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...