Google ADS

Një delegacion nga Kuvendi i Maqedonisë Veriore, do të vizitojë Kuvendin e Kosovës

15:01 | 5 Korrik 2019
A. B.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, do të jetë mikpritës i delegacionit të Komisionit homolog nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Veriore, më 8 korrik 2019, duke filluar nga ora 10:00.

Delegacioni nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Veriore, do të kryesohet nga Fadil Zendeli, kryetari Komisionit.

Temë bosht e takimeve ndërmjet parlamentarëve të të dyja vendeve, do të jenë çështjet aktuale të të drejtave të njeriut, të barazisë gjinore, të drejtat e bashkësive nacionale, si dhe këmbimi i praktikave më të mira nga fushat e lartpërmendura./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme