Një delegacion i madh do të shkojë në New York, nuk konfirmohet takimi Thaçi –Trump
Këshilltari i Presidentit, Ardian Arifaj në një prononcim për Gazetën Express, ka thënë se Thaçi do të udhëtojë në fillim të javës së ardhshme drejt SHBA-ve, por nuk ka konfirmuar takimin Thaçi –Trump. Përveç Presidentit, sipas traditës së keqe në New York, do të udhëtojë një delegacion i madh përfshirë Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm.
Arifaj ka thënë se javën e ardhshme do të niset drejt Amerikës, ndërsa agjenda do të publikohet ditëve të ardhshme.
“Krejt çka mundem të konfirmojë është se Presidenti Thaçi do të udhëtojë fillimit të javës drejt SHBA-ve, e për atë se më kë do të takohet e çka do të diskutohet, do ta publikojmë agjendën ditëve në vazhdim”, ka thënë Arifaj.
Drejt Neë York’ut nga Kosova do të udhëtojë një delegacion i madh. Lista fillon me Presidentin Hashim Thaçin, e pasohet nga Kryeministri Ramush Haradinajn dhe Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Behgje Pacolli.
Atje do të mbahen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, ku delegacioni i Kosovës përfaqësohet në kapacitet jozyrtare për shkak që Kosova nuk është pjesë e OKB’së.
Bashkë me udhëheqësit e Kosovës, në OKB do të jetë edhe Ambasadorja e Kosovës në Ëashington, Vlora Çitaku.
Këshilltari politik i Ministrit të MPJ-së, Fatmir Haxholli e ka konfirmuar për Express pjesëmarrjen e krerëve shtetërorë në margjina të punimeve të Asamblesë së OKB’së
“Duhet të theksohet se në një interval të shkurtë kohor, disa ditor, në kuadër të një agjende dinamike, në takimet tashmë të konfirmuara dhe takimet të cilat do të ndodhin në kuadër të punimeve, nga delegacioni më i lartë shtetëror i Republikës së Kosovës, mund të realizohen mbi 100 takime të nivelit më të lartë”, ka thënë ai.
“Prej tyre, Ministri i Punëve të Jashtme tashmë ka konfirmuar afër 50 takime në nivel të lartë, ku kryefjala e këtyre takimeve do të jetë anëtarësimi në interpol, rritja e numrit të njohjeve, dhe promovimi i imazhit të Republikës së Kosovës si një vend me potencial ekonomik. Ministri i Punëve të Jashtme nga nesër fillon me agjendën e takimeve”, tha Haxholli.
E ndonëse në media dje ditës u raportua se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do ta shfrytëzojë këtë vizitë për tu takuar me Presidentin e SHBA’ve, Donald Trump ku do të diskutojë për idenë e tij për shkëmbimin e territoreve, apo siç po e quan ai “korrigjim të kufijve”, një gjë e tillë nuk është përmendur nga Presidenca.
Ka gjasa që Trump ta takojë shkurtimisht Thaçin në pritjen tradicionale që Presidenti i SHBA’ve organizon për liderët botërorë ku realizohet një fotografi e mysafirit me çiftin presidencial amerikan.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...