Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tha se gjasat të vogla që edhe ndonjë parti të iu bashkëngjitet koalicionit.
“Ky koalicion është i pranueshëm, kemi bërë lëvizjen e duhur dhe e kemi përfunduar këtë pjesën. Nuk e di se si do të lëvizet në 24 orët e ardhshme, për dy partitë e tjera nisma dhe AKR”, tha ai në RTK.
Sipas tij është abuzuar shumë në emër të qëndrimeve të partnerëve ndërkombëtarë.
“Duhet të jemi të kujdesshëm për raportet që kemi me partnerët ndërkombëtarë. Kosova përfundimisht duhet të sillet si shtet sovran. Me miqtë ndërkombëtarë duhet të jemi të sinqertë por nuk duhet të harrojmë se Kosova është shtet sovran. Është abuzuar shumë me taksën, por ajo është instrument i fortë në duart e Kosovës karshi Serbisë”, tha ai.
“Nuk është e vërtetë se Kosova është e bllokuar. Taksa nuk ka lidhje me liberalizimin. dialogu nuk ka prodhuar asnjë gjë”, tha ai.
Sipas tij Serbia nuk do ta njohë Kosovën në këta kufij që i ka Kosova.
“Të paktën këtë e thotë Serbia. Do të thotë shihet qartë se taksa nuk ka lidhje me këtë”, tha ai.
Sipas tij Kosova e ka përfunduar statusin e saj në vitin 2008.
“Pra ajo është shtet, por marrëveshja përfundimtare nënkupton njohjen e saj nga Serbia. Shteti i pavarur nga viti 2008 u rikthye në Bruksel me u diskutu si çështje territoriale, kjo nuk ndodhi për shkak të qeverisë. Ka qenë pra rreziku shumë i madh”, tha Nitaj.
Sipas tij Haradinaj nuk ka thënë se nuk do ta pezullojë taksën, por ai ka kërkuar që dialogut t’i dihet data e përmbylljes.
Ai tha se ne ende i ndiejmë pasojat e marrëveshjes së asociacionit. Ajo po na nxjerrë telashe . “Pa kaluar në kushtetuese është nënshkruar në Bruksel”, tha ai.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit