Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e grupit parlamentar të AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se vendosja e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë ka qenë vendim i drejtë.
Sipas tij, miqësia e Kosovës me Amerikën është shumë më e madhe se sa vendimi për taksën.
“Konsiderojmë se taksa ka qenë një vendim i drejtë dhe absolutisht nuk e justifikojë me paralajmërime dhe me rreziqet që mundohen t’i sponsorizojnë disa grupe duke thënë që kjo po rrezikon miqësinë e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk është e vërtetë. Realisht miqësia e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shumë më e madhe se sa një taksë është shumë ma e gjatë se sa pakënaqësi eventuale e kujdoqoftë në raport me këtë taksë”, ka thënë Nitaj në TV 21.
Ai është shprehur optimist që në ditët që vijnë, javët që vijnë do të ketë një mirëkuptim shumë më të madh në Uashington dhe në Bruksel sa i përket taksës.
“Unë besoj fuqishëm që ata do ta kuptojnë që Kosova nuk mund të heq dorë nga taksa dhe Kosova nuk mund të pranoj kushtëzim të Serbisë për fillimin e dialogut. Faktikisht edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Bashkimi Evropian duhet t’i bëjnë presion Serbisë dhe të kërkojë që ajo të ulet në tavolinën e negociatave duke mos përjashtuar asnjë temë qoftë edhe taksën në takimin e parë eventual që do ta kenë”, ka thënë Nitaj.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...