Google ADS

Nisin punimet e segmentit të rrugës që mban emrin e tre heronjve

12:52 | 22 Mars 2019
Arbresh.info

Nga sot ka filluar ndërtimi i rrugës Prishtinë – Mitrovicë e cila mban emrin “Rruga e tre heronjve, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e fillimit të punimeve në rrugën Nacionale.

E prezent në këtë ceremoni ishte kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili uroi qytetarët e Vushtrrisë, raporton arbresh.info.

Veç saj Haradinaj nuk harroi as sot t’u kërkojë zyrtarëve amerikanë për marrëveshjen reciproke me Serbinë.

“Pas një periudhe kohore të finalizimit të këtij projekti, më në fund jemi në ditën e nismës. Këtë vit veç i afrohemi Mitrovicës, nuk do të ketë ndërprerje, është një nga rrugët më strategjike dhe ekonomike, është edhe arterie që mund të lidhë ekonominë e vendit tonë me fqinj. Për të arrit deri te kjo ditë do kryejmë përgjegjësi. U bëjë thirrje amerikanëve që të na ndihmojnë të arrijmë marrëveshje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Haradinaj

Ndërsa kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se pas shumë vështirësive që i kanë pasur me këtë rruge tani gjërat po stabilizohen.

E halli i tij i vetëm ishte vonesa e projektit, ai kërkoi nga ministria përkatëse që mos të ketë vonesa e probleme në këtë projekt.

“Qyteti më i vjetër në Kosovë më në fund po bashkohet me Prishtinën. Kemi pasur vështirësi në qarkullim, është prolonguar shumë ky projekt dhe për këtë i falënderoj Haradinajn dhe Lekajn për financimin e kësaj rruge. Kërkesa ime është që të mos ketë vonesa në këtë projekt dhe mos të ketë probleme”, tha Tahiri

E ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se veç rrugëve që do t’i ndërtojnë ata do të përkushtohen në standardet e tyre.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe kur ne po ndërtojmë rrugë e ura që i lidhin qytetet. Ne jemi të përkushtuar që këto rrugë të ndërtohen në mënyrat më standarde”, tha Lekaj.

Rruga e tre heronjve “Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, dhe Edmond Hoxha”  është rruga që lidh Prishtinë me Mitrovicën, projekt ky që ishte nisur vite më parë po që kishte pasur ngecje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme