Ministria e Shëndetësisë ka organizuar të premten ceremoninë përmbyllëse të studimit të fizibilitetit për ngritjen e infrastrukturës fizike të institucioneve shëndetësore dytësore dhe tretësore.
Projekt ky që financohet nga Komisioni Evropian përmes kornizës për investime në Ballkanin Perëndimor, shkruan arbresh.info
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se mungesa e aparaturave në institucionet shëndetësore të Kosovës, kanë qenë kokëçarje për qytetarët e Kosovës.
“Në mungesë të pajisjeve shëndetësore, profesionistët shëndetësorë, përkundër përgatitjes së tyre profesionale shpesh herë nuk kanë arritur që t’u japin shërbimet mjekësore qytetareve tanë. Dhe kjo I ka bërë qytetarët tanë që t’u drejtohen institucioneve private të shëndetësisë dhe shpeshherë edhe jashtë vendit” tha Ismaili
E që nga ky vit, Ministri Ismaili tha se do të fillojnë me pajisje të reja për klinikat dhe spitalet e përgjithshme në Kosovë.
Nga investimet e Komisionit Evropian për këtë studim, Ismaili tha se janë paraparë rreth 52.66 milionë investime për QKUK dhe Spitalet e përgjithshme.
“Ne përmes një plani emergjent që kemi bërë vitin e kaluar, kemi nisur modernizimin e pajisjeve në institucionet tona publike shëndetësore në veçanti në QKUK. Por, edhe tani gjatë këtij viti do fillojmë me pajisje të reja për të gjitha klinikat dhe spitalet e përgjithshme në Kosovë. Studimi që është financuar nga Komisioni Evropian, përmes kornizës së Ballkanit Evropian Perëndimor, parashihen investime rreth 52.66 milion euro për QKUK dhe Spitalet e përgjithshme. 26 milion janë planifikuar për investime në QKUK dhe 26.1 milionë euro në spitalet e përgjithshme. Ky studim do të zhvillohet në dy faza, plani afatshkurtër që të realizohet brenda dy viteve dhe plani afatmesëm” tha Ismaili
Ndërsa, Zëvendësministër i Ministrisë së Financave, Fatmir Gashi, tha se Banka Evropiane për investime, e mbështet vetëm 50% të projektit dhe se pjesën tjetër do e kërkojnë prej banës zhvillimore të Evropës.
“Sa i përket historikut të këtij projekti në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimeve Evropiane dhe Ministrinë e Shëndetësisë, në vitin 2017, kemi aplikuar në kornizën investuese të Ballkanit Perëndimor që është mbështetje për realizimin e studimin që sot do të prezantohet. Në këtë projekt është Banka Evropiane për Investime. Kjo bankë mbështet vetëm 50% të projektit, pjesën tjetër kërkojmë prej Bankës Zhvillimore të Evropës” tha Gashi
Konstantionos Mastrogiannopoulos, nga Banka Evropiane për Investime (EIB) vlerësoi se studimi i fizibilitetit do të jetë shumë i rëndësishëm për secilin që merr hise në këtë projekt.
“Besoj që studimi i fizibilitetit do të jetë jashtëzakonisht I dobishëm. Dua të theksoj se rezultatet e dokumentit të fizibilitetit, janë shumë me rëndësi edhe për financuesit potencial, të cilët do ta mbështesin këtë projekt. Fondet e BE-së në këtë projekt, tregojnë edhe njëherë rëndësinë që I kushton Bashkimi Evropian, Kosovës” tha ai.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/412428416252670/
8 vjet pa Astrit Deharin, Kurti: Jemi të gatshëm si lëvizje ...
Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen bipartizane amerikane
UNICEF lanson raportin: Analizë mbi gjendjen klimatike për f...
Begaj në Lushnjë: Promovim markave vendase të produkteve buj...
Dogana dhe IPK arrestuan një zyrtar doganor dhe një zyrtar p...
Lavrov krahason Kosovën me Ukrainën, kritikon OKB-në