Ka nisur protesta e serbëve në Veri të Kosovës, e organizuar nga kryetarët e katër komunave, Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.
Të njëjtit, sot më herët gjatë ditës zyrtarizuan dorëheqjen, transmeton lajmi.net.
Kërkesat e serbëve kanë të bëjnë me heqjen e taksës prej 100 për qind për mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnja, vendim ky i marrë nga Qeveria e Kosovës.
Sipas raportimeve të mediave të veriut, një numër i madh i njerëzve i është përgjigjur kësaj proteste, ndërkaq që në sfond po dëgjohet muzikë patriotike serbe.
Ndërkohë nga Policia e Kosovës nuk është njoftuar për ndonjë incident deri më tani. /Lajmi.net/
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...