Kanë nisur punimet për ndërtimin e konviktit dhe mensës së studentëve në kampusin e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB).
Këto dy projekte tepër të rëndësishme për Universitetin në vlerë prej 6 milionë euro do të financohen nga Ministria e Administratës Publike (MAP).
Rektori i UMIB-it, Alush Musaj i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Xhelal Smakiqi, kanë vizituar punishten ku kanë filluar të ndërtohen këto objekte, të cilat do të krijojnë kushte jashtëzakonisht të mira për studentë.
Ai shprehu kënaqësinë me fillimin e punimeve për ndërtimin e konviktit dhe mensës, të cilat do ta kompletojmë kampusin e ri universitar.
Rektori, tha se me këto investime kampusi universitar në Mitrovicë do të jetë ndër më të mirët në rajon.
“Pas ndërtimit të objekteve për fakultete dhe rektoratit, tash ka filluar të ndërtohet konvikti dhe mensa dhe së shpejti edhe fushat e sportit, me çka merr formën përfundimtare kampusi i ri universitar në Mitrovicë”.
Konvikti planifikohet të ketë 270 shtretër, ndërsa të dy objektet do të përfshijnë një hapësirë prej 2 000 metrash katrorë. Sipas dinamikës së paraparë pritet që punët të kryhen për dy vjet.
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së