Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit N.M., në cilësinë e personit zyrtar si inspektor komunal i ndërtimit në Prizren, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Siç bëhet e ditur në komunikatë, i akuzuari N.M., në periudhën kohore prej vitit 2016-2017 në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar si inspektor komunal i ndërtimit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij, me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin përkatësisht për investitorët N.K., dhe S.V.
Në këtë mënyrë, i akuzuari N.M., nuk ndërmerr konkluzion për rrënimin e katit të tetë (8) të kompleksit ndërtimor në lagjen ”Jeta e re” në rrugën ”Xheladin Hana”, i cili ka pasur leje për ndërtim për shtatë kate (P+B+7) dhe ka ndërtuar një kat pa leje (P+B+8). Në anën tjetër, ka mundësuar që në objektin e banimit kolektiv në rrugën “Rexhep Bajraktari” ndërtimin edhe të tri (3) kateve shtesë pa leje edhe pse leja e ndërtimit ka qenë për dy kate (B+P+2).
“Me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par. 1 të KPRK-së.”, thuhet më tej në komunikatë.
Lidhur me këtë rast, prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës