Nga 1 qershori, të gjitha veturat në vend, përveç kontrolleve teknike, duhet të bëjnë edhe matjen e gazrave që lirojnë.
Kjo u bë e ditur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, e cila tha se kjo është e caktuar me udhëzim administrativ.
Ndonëse ky vendim ishte paraparë të fillonte së aplikuari nga muaji shkurt, ai është shtyrë me kërkesë të shumë qendrave të kontrolleve teknike të automjeteve.
Ky vendim po përkrahet nga ambientalistët, të cilët thonë se me të, mjedisi do të jetë më i pastër.
Nisma e ministrisë po përkrahet edhe nga qytetarët. Por, ka të atillë që janë skeptikë në lidhje me të.
Shuma për një kontroll të tillë të automjeteve ende nuk është bërë e ditur, derisa pritet të përfshihet në totalin e kontrollimit teknik.
Ky kontroll pritet t’u realizohet rreth 400 mijë veturave në Kosovë, derisa, sipas njoftimit të ministrisë, veturat që nuk posedojnë kontrolle të tilla, nuk do të mund të regjistrohen./express
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend